Sergio Aguero dhe Ousmane Dembele nuk do të jenë të gatshëm deri në muajin nëntor. Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi Aguero mund të rikthehet në stërvitje në mesin e muajit tetor, por ndeshjen e tij të parë zyrtare me Barcelonën do ta luajë në muajin nëntor.
Edhe sulmuesi francez, Dembele nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën deri në muajin nëntor.
Aguero iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë gjatë kësaj vere nga Manchester City, ndërsa Dembele ka disa muaj që është i lënduar.
Artikuj të ngjashëm