Pas largimit të Lionel Messit, Barcelona ka marr një tjetër lajm jo të mirë.
Argjentinasi Sergio Aguro ka pësuar një lëndim në pulpin e këmbës së djathtë dhe sipas tsnjoftimit të Barçës, pas kontrolleve mjekësore është bërë e ditur sulmuesi do të mungojë rreth dhjetë javë.
Aguro pritet të debutojë në ndeshje zyrtare me Barçën në mesin e muajit tetor.
Mediat në Spanjë raportojnë se Aguro është lënduar në stërvitjen e së dielës dhe si rezultat i dëmtimit mungojë në ceremoninë e takimit me tifozët si dhe në ndeshjen kundër Juventusit.
Aguero ishte pjesë e ekipit të Argjentinës që fitoi Kupën e Amerikës në Brazil muajin e kaluar.
33-vjeçari kaloi të Barcelona si lojtar i lirë në korrik të këtij viti, pasi i kishte skaduar kontrata me Manchester Cityn.
Ai nënshkroi me Barçën deri në verën e vitit 2023.