Francezi Ousmane Dembele është rikuperuar në kohë rekorde dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës që e luan këtë fundjavë ndaj Alavesit në kuadër të La Ligas. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet spanjolle.
Mësohet se Dembele tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe tashmë disa ditë është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit për ta përmirësuar gjendjen fizike. Ai nuk do të jetë në formacion për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos të mërkurën, por pritet të aktivizohet për disa minuta ndaj Alavesit që luhet të shtunën në stadiumin “Camp Nou”.
Dembele këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Barcelonën pasi u lëndua në “Euro 2020” me Francën dhe u detyrua t’i nënshtrohet operimit. 24-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni.