Adoleshenti i SHBA-së, Gio Reyna, është gati të bëhet një nga yjet më të ndritshëm të gjigantit të Bundesligës, Borussia Dortmund, pasi u shpërblye për zhvillimin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën prestigjioze me numrin shtatë.
Reyna thotë se ndihet gati të marrë një rol më të madh për të ndihmuar Dortmundin të sfidojë Bayern Munichun për titullin e kampionit të Gjermanisë dhe për të pasur suksese në Ligën e Kampionëve.
“Shpresoj se mund të kem një ndikim vërtet të madh këtë sezon”, tha Reyna të hënën, një ditë para ndeshjes së Superkupës të Gjermanisë kundër Bayernit.
“Unë thjesht ndihem sikur me kalimin e kohës po përparoj, po bëhem më i fortë. Mendërisht po bëhem më i fortë, fizikisht po ashtu. Kështu që unë mendoj se ky sezon mund të jetë vërtet emocionues për mua. Tani ndihem më rehat”.
Ende vetëm 18 vjeç, Reyna tashmë duket si një veteran në mesin e yjeve të rinj të klubit pasi u bë amerikani më e ri që ka luajtur ndonjëherë në Bundesligë, më 19 janar të vitit 2020.
Edhe
Rrugëtimi i talentit të Dortmundit mbush me shpresë 15-vjeçarin Dobruna
Që atëherë Reyna ka bërë 48 paraqitje në divizionin më të lartë të Gjermanisë dhe shënoi golin e tij të pestë në Bundesligë të shtunën e shkuar, për ta ndihmuar Dortmundin ta fillojë sezonin e ri me fitore 5:2 kundër Eintracht Frankfurtit.
Nëna e lojtarit, ish-futbollistja amerikane Danielle Egan Reyna, ishte në mesin e 25 mijë tifozëve në stadium për të parë paraqitjen e djalit të saj. Pandemia e koronavirusit e ka bërë të vështirë për të dhe Claudio Reynan, babain e Gios, gjithashtu një ish-futbollist amerikan, të marrin pjesë në ndeshjet e Dortmundit.
Familja nuk e kishte parë kurrë Gion të luante si titullar në një ndeshje për Dortmundin.
“Të paktën ajo ishte në gjendje të shihte ndeshjen time të parë si startues, shpresoj që të jetë e para nga shumë të tjera që do t’i shohë ajo. Ishte ndjenjë e mrekullueshme për mua”, ka thënë Reyna. “Jam i sigurt se ajo ishte krenare me paraqitjen time. Duhej të sigurohesha që të shënoja një gol për të derisa ajo ishte në stadium”.
Reyna, i cila më parë kishte veshur fanellën me numrin 32 te Dortmundi, trashëgoi numrin shtatë nga mesfushori anglez Jadon Sancho, i cili u transferua te skuadra e Manchester Unitedit gjatë kësaj vere. Për Reynan, numri shtatë te Dortmundi është nder pasi me të njëjtën numër luan edhe te Përfaqësuesja e SHBA-së.
Edhe
Reyna te Nottingham Foresti
“Unë thjesht mendoj se shtatëshja është një numër i mirë”, tha Reyna, i cili vlerëson shumë besimin nga klubi dhe trajneri i ri, Marco Rose.
“Ndjenjë e mirë të kesh besim nga stafi, nga klubi. Është një ndjenjë e mirë të kesh edhe besimin e shokëve të skuadrës. Po, ne kemi një ekip të madh. Kështu që unë e di se nuk është lehtë të jesh titullar te Dortmundi, për shkak të konkurrencës së fortë. Mirëpo do të mundohem që me paraqitjet e mira ta ruaj këtë vend deri në fund të edicionit dhe ta ndihmoj klubin të ketë suksese”.
Dortmundi, i cili e transferoi Reynan nga New York City FC në korrik të vitit 2019, e shpërbleu mesfushorin e ri me kontratë të re vitin e kaluar, për atë që drejtori sportiv Michael Zorc tha se ishte zhvillimi i tij “i jashtëzakonshëm”. Ai tani është i lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2025. Reyna, i cili shënoi golin e tij të parë për SHBA-në pas ditëlindjes së tij të 18 -të, tha se nuk ishte kurrë në opsion për të që të luante për ndonjë vend tjetër, pavarësisht se kishte të drejtë të luante për Anglinë, Argjentinën dhe Portugalinë.
“Unë jam një fëmijë amerikan. Unë jam rritur atje. Është shtëpia ime, familja ime. Unë jam amerikan gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Edhe
Reyna largohet nga Dortmundi
Tani për tani Reyna po lulëzon së bashku me kapitenin Marco Reus dhe yllin e Norvegjisë, Erling Haaland te Dortmundi. Reyna asistoi në disa gola për ta sezonin e kaluar dhe mezi pret të ndërtojë marrëdhëniet e frytshme me shokët e tij të skuadrës.
“Gjithçka ngadalë po bashkohet”, shtoi ai. “Besoj se do ta kemi një sezon fantastik”.