Fadil Ademi që e udhëhoqi skuadrën e Ulpianës për herë të parë pas largimit të Edlir Tetovës si trajner i ekipit, ka thënë se ai dhe lojtarët që i drejton nuk do të dorëzohen deri në fund të kampionatit.
“Kur je duke luftuar për ekzistencë në kampionat dhe humb pikë në shtëpi, nuk është ndjenjë e mirë. Është normale. E kemi një fitore në fazën e tretë dhe nuk jemi duke kaluar kohë të mirë. Prapëseprapë, ne besojmë përderisa na lejon matematika. Përkundër që po na shkojnë gjërat keq, po vazhdojmë të besojmë se ka dritë në fund të tunelit”, theksoi Ademi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUlpiana u mposht në shtëpi nga Drita 3:2, duke iu vështirësuar punët për mbijetesë.