Sport

Ademi thotë se Ulpiana luajti mirë

Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi

Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, ka thënë të dielën pas humbjes nga Llapi në shtëpi se skuadra e tij luajti mirë, por fondi i vogël i lojtarëve dhe kriza e rezultateve në ndeshjet e fundit, ka bërë që lojtarët të mos kenë vetëbesim.

“Kemi bërë lojë të mirë, por patëm kundërshtar me vlera dhe mjaftë agresiv. Për t’u bërë real, kjo është forca jonë reale. Kjo krizë vjen si pasojë e rezultateve negative. Jemi munduar të bisedojmë me lojtarët gjatë kësaj jave për këtë gjë. Sidoqoftë, unë i përgëzoj ata për dëshirën për lojë, por kjo është forca reale. Derisa na lejon matematika, ne do të mundohemi t’i motivojmë këta lojtarë. Detajet mund të vendosin që të jemi në pozicion më të mirë”, ka thënë Ademi pas ndeshjes me Llapin.