Sport

Ademi për “Tutto Sport”: Spanja duhet të respektojë vlerat tona, Serbinë e presim në Prishtinë

Përballja e Kosovës kundër Spanjës ka marrë vëmendje të madhe në mediumet botërore. Një numër i madh i shkrimeve në mediumet botërore ka vënë në theks të veçantë aspektin politik të kësaj ndeshje.

Por, zyrtarët e Federatë së Futbollit të Kosovës i janë shmangur pyetjeve politike për t’u fokusuar më shumë në aspektet sportive. Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet. Por, në pyetjen e “Tutto Sport” drejtuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, se “si jeni ndje kur keni lexuar fjalinë ‘Territori i Kosovës’ në një ‘tëitt’ të Federatës spanjolle?”, Ademi ka thënë se është që të mos ngatërrohet sporti me politikën.

“Unë gjithmonë përpiqem të mos e ngatërroj sportin me politikën, por nuk mund të lejoj që askush të nënçmojë atë çfarë jemi në të vërtetë, sepse kjo nuk lëndon vetëm ndjenjat e mia, por ato të një kombi të tërë. Kosova është një vend i njohur nga shumica e vendeve demokratike të botës dhe si i tillë edhe nga UEFA dhe FIFA dhe besoj se nuk duhet të ndikohemi nga qasjet e autoriteteve shtetërore sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim të luanim”, ka thënë Ademi ndër të tjera në një intervistë të gjatë dhënë për “Tutto Sport”.

Ademi është pyetur se sa kohë duhet të shkojë për të parë një përballje Kosovë – Serbi, në Prishtinë dhe Beograd.

“Unë mund të garantoj që organizimi i një ndeshje të tillë hipotetike në Prishtinë do të ishte në përputhje me standardet më të larta. Nuk di çfarë të them për ndeshjen eventuale në Beograd, sepse aspekti politik është gjithmonë i pranishëm në Ballkan, siç e kemi e parë gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, është shprehur Ademi.

Image