Sulmuesi Albion Ademi që është pjesë e Djurgardenit të Suedisë, fitoi të shtunën në miqësoren me skuadrën e elitës së futbollit të Letonisë, FC Metta, 3:1.
Ademi 22-vjeçar e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, por që pas ndeshjes ka mbetur i habitur me sjelljen e kundërshtarëve në një ndeshje miqësore.
“Deshi të më vriste”, ka thënë futbollisti shqiptar Ademi për “fotbollskanalen”, pas përfundimit të ndeshjes.
“Ka qenë një skuadër që i pëlqente t’i rrëzonte futbollistët. Ndeshje e rrezikshme. Gjëja e vetme që lojtarët e tyre deshën të bënin, ishte të na godisnin”, theksoi Ademi.
Në minutën e fundit të ndeshjes, Lukass Vapne i klubit letonez, mori direkt karton të kuq. Vapne qëllimisht e rrëzoi Ademin me një ndërhyrje të ashpër.
“Ishte minuta e fundit e ndeshjes. E kalova dhe vrapova pas topit duke e lënë atë pas. Mendoj se ai donte të më vriste. Më goditi fort, por jam i lumtur që nuk u lëndova”, tha Ademi.
Edhe
Albion Ademi shënon gol në Suedi
I gjithë stafi i skuadrës së elitës së futbollit suedez ka mbetur i habitur me sjelljen e futbollistëve kundërshtar.
Rött kort för en FK Metta-spelare är det sista som händer i matchen. Djurgården vinner matchen med 3-1. pic.twitter.com/PpCTkhv4vx
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) January 29, 2022