Dinamo e Zagrebit do të jetë pa kapitenin, shqiptarin Arijan Ademi për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Villarrealit, kanë njoftuar të hënën mediumet kroate.
Ademi luajti te Dinamo në ndeshjen e fundit kampionale kundër Lokomotivës që e fitoi me rezultatin 2:0. Ademi në këtë duel ishte titullar dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 58-të për shkak të lëndimit të këmbës. Kështu që, për shkak të këtij dëmtimi, Ademi do t’i mungoj Dinamos ndaj Villarrealit, ndeshje kjo që do të luhet në Spanjë të enjten.
Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave, kishte përfunduar me fitoren e Villarrealit (1:0). Ademi 29-vjeçar është njëri prej lojtarëve kyç te Dinamo kurse këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.