Kapiteni Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati janë eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Evropës me Dinamo Zagrebin.
Dinamo u mposht edhe në duelin e dytë të zhvilluar në Spanjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVillarreali kaloi tutje falë fitores 2:1.
Ademi ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 82-të, ndërsa Kastrati nuk u inkuadrua në këtë duel.
Paco Alcacer në minutën e 36-të dhe Gerard Moreno shënuan golat për skuadrën e La Ligës spanjolle.
Golin e vetëm për skuadrën kroate e shënoi Mislav Orshiq në minutën e 74-rt.
Villarreali luan me Arsenalin në 29 prill në gjysmëfinalen e parë. Gjysmëfinalja kthyese luhet më 6 maj.
Ndërkohë, finalja e këtij edicioni në Ligën e Evropës është caktuar të luhet më 26 maj, në “Gdansk Stadium” në Poloni.