Tammy Abraham ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Roma, duke këmbëngulur se është i lumtur në Itali.
Sulmuesi anglez është lidhur me një rikthim në Premier League gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ditën e parë që erdha te Roma, u ndjeva si në shtëpinë time. Nuk po nxitoj të kthehem në Premier League, sepse këtu mund të shpreh mënyrën time të lojës. Në Itali ndihem i lumtur në çdo aspekt. Më besoni, nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Unë fokusohem ekskluzivisht në sezonin që do të fillojë, sepse dua që të jetë edhe më shpërblyes se i pari që kam përjetuar në Itali”, deklaroi Abraham.
Sulmuesi anglez ka kontratë me Romën deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm