Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes së Kosovës me Çekinë, që luhet më 14 nëntor në Plzen.
Takimi konsiderohet si finale, pasi vlen për kualifikim në EURO 2020, transmeton kp.
Sipas Federatës Çeke, vetëm 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve “Dardanë”.
“Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Janë 627 bileta që do t’iu takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Federatës Çeke.
Në grupin A, Kosova ka një pikë më pak se Çekia dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje do të rriste ndjeshëm gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020, gjë që do të ishte një arritje historike për Kosovën.
-
“Dardanët”: S’ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë
-
Mijëra kërkesa për biletat e Kosovës për ndeshjen në Bratislavë
-
“Dardanët” njoftojnë për shpërndarjen e biletave për ndeshjen me Slloveninë
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë
-
Edhe 1139 bileta në shitje për ndeshjen Shqipëri – Çeki