Federata e Futbollit e Sllovakisë i ka shitur të gjitha biletat e saj për ndeshjen e 26 marsit ndaj Kosovës, që zhvillohet në Bratislavë.
Por nuk janë shitur ende biletat që i takojnë Federatës së Futbollit të Kosovës. Bëhet fjalë për 1.100 bileta, interesimi për të cilat është i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë mbështetës të Kosovës, nga vendi e nga shtete të ndryshme evropiane, shpresojnë të jenë në Stadiumin Nacional në Bratislavë, ku “Dardanët” mund ta sigurojë finalen e plejofit për Kupën e Botës 2026. Rreth 8 mijë qytetarë vlerësohet se janë të interesuar për ta përkrahur Kosovën në Sllovaki.
Për interesimin e tifozëve të Kosovës të martën ka treguar udhëheqësi i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha. Ai për KOHËN ka thënë se ka interesim të jashtëzakonshëm për ta përkrahur Kosovën.
“Ka pak javë që kemi filluar me anëtarësim dhe jemi diku rreth 500 të anëtarësuar. Numri i kërkesave për bileta që kanë ardhur në adresën time dhe në faqen e ‘Dardanëve” është rreth 8 mijë. Deri më 15 mars do të punojmë rreth anëtarësimeve dhe është normale që kërkesa është e madhe. Është ndeshje me rëndësi të veçantë për ne dhe shtetin. Neve na takojnë 1.100 bileta. I ftojmë edhe të tjerët të anëtarësohen, sepse numri është i limituar dhe anëtarësimi vlen edhe për ndeshjet e tjera”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se prioritet për t’u pajisur me biletë do të kenë tifozët që edhe në të kaluarën kanë marrë pjesë në ndeshjet e Kosovës.
“Ka persona që ende nuk kanë dëgjuar. Ka edhe prej atyre që nuk janë ndalur dhe fatmirësisht i kemi emrat e të gjithëve. Prioritet do të kenë ata që kanë qenë me ne gjithmonë”, ka theksuar Berisha.
Është pritur interesim i madh pas rezultateve pozitive të Kosovës. Kosova kishte përkrahje të madhe edhe në Lubjanë, Goteborg e Basel.
Federata e Futbollit e Sllovakisë mori masa që biletat e saj të mos përfundojnë te tifozët e Kosovës.
Stadiumi Nacional në Bratislavë ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulëseve. Pesë për qind të biletave u takojnë tifozëve të Kosovës.
Nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë, finalen e plejofit e luan më 31 mars në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë apo Rumanisë.