Futboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë

slloveni

Federata e Futbollit e Sllovenisë ka njoftuar të hënën se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Kosovës.

Më 15 nëntor, “Dardanët” luajnë në udhëtim te Sllovenia në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Biletat për ndeshjen mes Sllovenisë dhe Kosovës janë shitur. Më pak se një muaj para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, nuk ka në dispozicion më biletat”, shkruan në njoftimin e Federatës së Sllovenisë.

Sipas federatës sllovene hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm me simbolet e Sllovenisë dhe ekipit përfaqësues slloven. Përjashtim nga kjo “rregull” bën tribuna ku do të jenë të vendosur tifozët e Kosovës.

Dy xhiro para fundit, Zvicra udhëheq në Grupin B me 10 pikë. Kosova i ka shtatë në vendin e dytë, ndërsa pasojnë Sllovenia me tri dhe Suedia me një. Vendi i parë siguron biletën e Botërorit, ndërsa i dyti dërgon në plejof.

Kosova më 18 nëntor e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.