Federata e Futbollit e Sllovenisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni – Kosovë. Ndeshja e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet në “Arena Stozhice” në Lubjanë më 15 nëntor.
“Ka interesim të madh për ndeshjen nga emigrantët nga Kosova në Slloveni, të cilët kanë blerë bileta. Simbolet e Kosovës do të jenë të lejueshme vetëm në tribunën ku do të jenë të vendosur tifozët e Kosovës dhe do të ndalohen në pjesë tjetër të stadiumit. Por pritet atmosferë e zjarrtë, e cili nuk do të jetë domosdoshmërisht në favor të futbollistëve sllovenë”, shkruan të hënën mediumi slloven “delo.si”.
Kosovës i duhet pika në Slloveni për ta siguruar vendin e dytë në grup. Ndeshja në “Stozhice” ka peshë të madhe edhe për Slloveninë.
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë
-
Te Sllovakia thonë se Kosova nuk do të ketë më shumë tifozë
-
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”
-
Mediumi sllovak Sportovy: Kosova përgatitet ta pushtojë Bratislavën!
-
Sllovakia bën thirrje për përkrahje masive ndaj Kosovës