Interi dhe Juventusi janë në garë të ashpër për shërbimet e mesfushorit të Polonisë, Piotr Zielinski ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të enjten. Të dyja skuadrat po përpiqen ta bindin mesfushorin që t’iu bashkohet në fund të edicionit.
Zielinski në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar ofertën e Napolit për rinovimin e kontratës. Thuhet se polaku po kërkon pagë vjetore mbi pesë milionë euro për të mbetur te Napoli, por kampioni i Italisë nuk e ka ndërmend t’ia bëjë një ofertë të tillë.
Kështu që, 29-vjeçari është mes Interit dhe Juventusit, skuadra që po e shohin si përforcim të duhur për mesfushën. Ai këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në të gjitha garat për Napolin, pjesë e të cilit është prej vitit 2016. Zielinski karrierë në Itali ka bërë edhe tek Udinese e Empoli.