Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notarët të pasuksesshëm edhe në ditën e tretë në Evropian

Notarët e Kosovës kanë qenë të pasuksesshëm edhe në ditën e tretë të Evropianit në pishinë 25 metra, që po mbahet në Otopeni të Rumanisë.

Të enjten, Hana Beiqi mbeti e parafundit në kualifikime, përkatësisht e 44-ta në 100 krol. Larg kualifikimit ishte edhe në disiplinën 50 metra shpinë. Doli e 30-ta prej 32 garueseve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eda Zeqiri që në 50 metra shpinë përfundoi e 28-ta prej 32 pjesëmarrëseve. E 32-ta në këtë disiplinë doli Jona Beqiri. E fundit përfundoi edhe Era Budima në disiplinën 1500 metra krol.