Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Notarët e Kosovës përfundojnë të fundit në Evropian

Notar

Notarët e Kosovës të hënën i kanë nisur garat në Kampionatin Evropian që po mbahet në Paris të Francës.

Por paraqitja e notarëve të Kosovës nuk ka shkuar mirë.

Kanë përfunduar të fundit në disiplina të ndryshme.

Erina Idrizaj në 200 metra shpinë doli e 29-ta, përkatësisht e fundit me kohë prej 2 minuta, 28 sekonda e 80 të qindtat.

Riga Shala në 100 metra stil i lirë, po ashtu përfundoi e fundit me kohë prej 1 minutë, 2 sekonda e 33 të qindtat.

Edhe Kosova me pesë notarë në Evropianin në pishina të shkurta Sporte të tjera Kosova me pesë notarë në Evropianin në pishina të shkurta

Në 100 metra stil i lirë vetëm notarja britanike, Freya Anderson nuk e përfundoi garën.

Në disiplinën 50 metra flutur në vendin e parafundit u rendit Arion Budima me kohë prej 26 sekonda e 4 të qindtat, ndërsa i fundit Dior Krasniqi me kohë prej 27 sekonda e 76 të qindtat.
16 më të mirët në të gjitha disiplinat u kualifikuan në gjysmëfinale.