Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Tjetër ditë e pasuksesshme për notarët e Kosovës në Evropian

not

Arion Budima dhe Dior Krasniqi të martën u paraqitën në disiplinën 100 metra stil i lirë në Evropianin e notit që po mbahet në Paris.

Budima përfundoi i 85-ti në renditjen përfundimtare, ndërsa i fundit (89) ishte Krasniqi. Ky i fundit e mbylli garën me kohë prej 56 sekonda e 22 të qindtat.

Budima e mbylli garën me kohë prej 54 sekonda e 32 të qindtat.

Dy garues nuk arritën ta përfundojnë garën në 100 metra stil i lirë. Gjithsej garën e përfunduan 89 garues, ndërsa vetëm 16 më të mirët siguruan paraqitjen në gjysmëfinale.