Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për talentin e Juventusit

yildiz

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për talentin e Juventusit, turkun Kenan Yildiz ka raportuar “Tuttosport” të martën. 18-vjeçari këtë vit është promovuar në ekipin e parë të Juventusit, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Mësohet se Arsenali po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Mirëpo, Yildiz vlerësohet lart te Juventusi dhe ekipi italian nuk është i gatshëm për ta lejuar largimin e tij. Yildiz ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka pesë paraqitje në Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjithashtu, luan edhe për ekipin e dytë të Juventusit, i cili bën gara në Serie C. Yildiz në muajin tetor ka debutuar me Përfaqësuesen e Turqisë, për të cilën ka shënuar një gol në tri paraqitje.