Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, pas dy humbjeve rresht.
Të dielën mbrëma, Prishtina e mposhti Istogun në kuadër të xhiros së 11-të. Skuadra prishtinase fitoi me rezultat 117:63.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina ishte skuadër dominante dhe rezultati në fund e dëshmon këtë.
Fisnik Rugova u dallua te Prishtina me 21 pikë e 13 kërcime. Dardan Berisha i kishte 21 pikë e 11 asistime.
Tyrese Prince i Istogut i kishte 12 pikë e katër kërcime. Nga 11 pikë i shënuan Kahlon Witeley e Arian Azemi.
Për Prishtinën ishte fitorja e gjashtë. Ka 17 pikë, sa edhe Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Istogu mbetet i fundit në tabelë. Ka një fitore e dhjetë humbje.