Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për De Jongun

Frenkie de jong

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong.

“The Sun” shkruan të martën se Unitedi ka kthyer interesimin për holandezin, të cilin po shpreson ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Ekipi anglez edhe më herët kishte synuar De Jongun, por ishte vetë futbollisti ai që refuzoi kalimin tek Unitedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se Unitedi këtë herë është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për 26-vjeçarin, pasi Barcelona është e gatshme të dëgjojë të gjitha ofertat për të. Te Barcelona duan ta shesin De Jongun, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës për shkak se i është ofruar pagë më e ulët se paga aktuale. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Ajaxi.

Këtë edicion, De Jong ka 1 asistim në 5 ndeshje të luajtura në La Liga.