Policia italiane ka arrestuar 20 tifozë të Romës para ndeshjes kthyese të çerekfinales ndërmjet Romës dhe Feyenoordit që zhvillohet sonte në orën 21:00.
Shkopinj e çekanë u gjetën në makinën e një personi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia po tenton që të ndalë ndonjë sulm nga huliganët e Romës ndaj tifozëve të Feyenoordit, të cilët pavarësisht dënimit, janë të pranishëm në qendër të qytetit.
Ministria e Brendshme e Italisë ka vendosur 1500 zyrtarë policorë në qendër të Romës.
Tifozët e Romës dhe Feyenoordit nuk kanë kujtime të mira me njëri-tjetrin pas përleshjeve të mëdha në shkurt të vitit 2015.
Këto dy skuadra u takuan vitin e kaluar edhe në Tiranë, në finalen që u zhvillua në “Air Albania”, e që u fitua nga italianët 1:0.