Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kyrie Irving kalon te Mavericks

Ylli i NBA-së, Kyrie Irving, ka kaluar nga Brooklyn Nets te Dallas Mavericks, është bërë e ditur të dielën mbrëma.

Në drejtim të kundërt do të lëvizin Dorian Finney-Smith e Spencer Dinëiddie. Po ashtu Nets merr disa zgjedhje të Mavericks në draft.
Irving është te Netsat prej vitit 2019. Më herët ka luajtur edhe për Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.
Ai ka pasur epokë të trazuar te Brooklyni. Kishte shumë lëndime, dhjetëra ndeshje të humbura për shkak të refuzimit që të vaksionoet dhe një pezullim në këtë sezon për shkak të promovimit të një filmi me përmbajtje antisemitike.
Ai kishte kërkuar shkëmbimin.
Sa herë është paraqitur në parket, Irving ka luajtur në nivel të lartë. Këtë edicion ka mesatare prej 27 pikëve dhe efikasitet shumë të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo