Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA-ja do ta hetojë Dallas Mavericksin

Liga NBA do ta hetojë ekipin Dallas Mavericks, pasi u lanë lojtarët kyçë jashtë ndeshjes kundër Chicago Bulls, ndonëse klubi ishte duke luftuar për një vend në plejof.

Kyrie Irving ishte ndër lojtarët që u la jashtë, ndërsa Luka Donçiq luajti vetëm 12 minuta në humbjen 115:112 të premten mbrëma.

Humbja ia mbaroi Dallasit shpresat për një vend në plejofin e sivjetëm të NBA-së, por ia përmirësoi gjasat për të qenë në mesin e dhjetë klubeve të para që zgjedhin në draftin e NBA-së këtë verë.

“NBA ka bërë një hetim të fakteve dhe rrethanave për zgjedhjen e ekipit të Dallas Mavericksit sa i përket ndeshjes ndaj Chicago Bullsit, përfshirë edhe motivet prapa këtij veprimi”, ka thënë zëdhënësi i NBA-së, Mike Bass, raporton BBC.

Në rast të përfundimit më poshtë në renditjen e përgjithshme, Dallasi ka mundësi të zgjedhë sa më lartë në draftin e NBA-së.

Trajneri i Dallasit, Jason Kidd, para ndeshjes me Chicagon, kishte thënë se vendimi për të pushuar lojtarët kyçë ishte marrë nga pronari Mark Cuban dhe menaxheri i përgjithshëm Nico Harrison.

Artikuj të ngjashëm