Dallas Mavericks është dënuar me 750 mijë funte nga liga NBA për pushimin e lojtarëve kryesorë për duelin kundër Chicago Bullsit, pavarësisht se ishin në garë për t’u kualifikuar në plejof.
Në komunikatë, NBA-ja ka thënë se ata kanë treguar “dëshirë” për të humbur, në mënyrë për t’i pasur shanset më të mira për zgjedhje të një nga 10-të të parët e draftit të kësaj vere.
Nënkryetari ekzekutiv i ligës NBA, Joe Dumars, ka thënë se aksionet e Mavericks i kanë dëshpëruar tifozët dhe ligën.
Mavericks e humbi ndeshjen 115:112 nga Bulls më 7 prill.
Dallasi u arsyetua se Kyle Irving, Tim Hardaway Jr dhe Maxi Kleber ishin duke u rikuperuar nga lëndimet, ndërsa Josh Green dhe Christian Wood u pushuan.
Artikuj të ngjashëm