LeBron James ka realizuar 27 pikë të shtunën mbrëma në humbjen 131:126 që LA Lakersi e pësoi nga New Orleans Pelicansi.
Jamesit 38-vjeçar i duhen vetëm edhe 36 pikë për të thyer rekordin e pikëve të shënuara në stinor të rregullt në NBA, të cilin e mban Karim Abdul-Jabbar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarem Abdul-Jabbar gjatë karrierës kishte shënuar 38.387 pikë dhe rekordi qëndron për afro 39 vjet.
Mirëpo, Jamesi po i afrohet këtij rekordi. Ai i ka 38 mijë e 352 pikë të realizuara.
Ai ka gjasa ta thyejë qysh të martën, në ndeshjen kundër Oklahoma City Thunderit apo të enjten kundër Milwaukee Buckit. Të dyja këto ndeshje Lakersi i luan si mysafir.