Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi thyen rekordin e pikëve në NBA

LeBron James

LeBron James është bërë koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së duke llogaritur në total pikët e shënuara në ndeshjet e stinorit të rregullt dhe plejofit.

James rekordin e arriti në humbjen 117:115 të LA Lakersit të shtunën mbrëma ndaj Golden State Warriorsit.

James realizoi 26 pikë në këtë ndeshje, duke arritur në shifrën totale prej 44.157 pikëve. Ai e kaloi Kareem Abdul-Jabbarin që në total ka realizuar 44.149 pikë.

Mirëpo, përkundër rekordit të James, Lakersi pësoi humbje në San Francisco.

Klay Thompson realizoi rekord të tij të stinorit prej 33 pikëve për Golden Staten.

Edhe James me rekord të rëndësishëm në NBA Futboll 4 muaj më parë James me rekord të rëndësishëm në NBA

James në stinor të rregullt në NBA ka shënuar 36.526 pikë, ai është prapa Abdul-Jabbarit (38.387) dhe Karl Malonet (36.928).

“Gjatë gjithë karrierës sime, sa herë që emri im është përmendur me këta të mëdhenj, gjithmonë jam ndarë i lumtur”, ka thënë James 37-vjeçar, që ka shënuar së paku 25 pikë në 22 ndeshjet e fundit.