LeBron James po vazhdon marshimit drejt thyerjes së rekordit të pikëve të shënuara në NBA.
James realizoi të shtunën mbrëma 41 pikë në humbjen 125:121 që LA Lakersi pësoi nga Boston Celtics pas pesë minutave shtesë.
James është vetëm 117 pikë larg rekordit të Kareem Abdul-Jabbar për pikë të shënuara në stinor të rregullt në NBA.
Abdul-Jabbar kishte shënuar 38 mijë e 387 pikë, ndërsa James tash është te shifra e 38 mijë e 320 pikëve.
Me ritmin aktual James mund të thyejë rekordin e pikëve qysh në fillim të shkurtit.
Edhe
LeBron James vetëm 36 pikë larg rekordit të pikëve në NBA
James po luan me një mesatare prej 30.2 pikëve për ndeshje këtë edicion.
La Lakersi ka pasur ankesa të ashpra ndaj arbitrave pas humbjes nga Bostoni. Në momentet e fundit të kohës së rregullt, referët nuk referuan për ndërhyrje të palejueshme kur James u ndal nga Jayson Tatum. Rezultati ishte 105:105 në atë moment.