Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi shënon tjetër arritje të madhe në ligën NBA

LebronJames

LeBron James është bërë lojtari i parë që shënon 39 mijë pikë në ligën NBA.

Jamesi dhe Los Angeles Lakersi mposhtën Utah Jazzin në turneun që po luhet në mes të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ani pse i duheshin vetëm pesë pikë për këtë sukses, ai realizoi 17-të në fitoren 131:99 të Lakersit, dhe kontribuoi në kualifikimin e skuadrës në çerekfinale.

James, 38-vjeçar, e kaloi legjendën e Lakersit, Kareem Abdul-Jabbar në këtë statistikë në muajin shkurt.

Abdul-Jabbar kishte shënuar gjithsej 38 mijë e 387 pikë. Këto shifra janë bindshëm nga Jamesi, që bëhet basketbollisti i parë në ligën NBA që shënon 39 mijë pikë.

Ai në këtë fitore kontribuoi edhe me nëntë asistime e shtatë kërcime.

Anthony Davis realizoi 26 pikë dhe pati 16 kërcime.

Indiana Pacers po ashtu u kualifikua tutje pas fitores 157:152 ndaj Atlanta Hawks.

Tyrese Haliburton shënoi 37 pikë. Pacersi e fitoi ndeshjen, ani pse ishte duke humbur me 20 pikë epërsi në pjesën e parë.

Darius Garland realizoi 32 pikë në fitoren e Cleveland Cavaliers 122:119 kundër Philadelphia 76ers, në kohën shtesë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim tutje në turne.

Çerekfinalet do të luhen më 4 dhe 5 dhjetor. Gjysmëfinalet e turneut do të luhen më 7 dhjetor, kurse finalja më 9 dhjetor në Las Vegas.