Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron James lojtari i parë që arrin shifrën e 40 mijë pikëve në NBA

LeBron James është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka arritur shifrën e 40 mijë pikëve gjatë stinorit të rregullt.

James 39-vjeçar realizoi 26 pikë të shtunën mbrëma në humbjen 124:114 nga Denver Nuggetsi.

Jamesit i duheshin vetëm shtatë pikë për të arritur shifrën e 40 mijë pikëve gjatë stinorëve të rregullt të NBA-së.

“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është mjaft e bukur”, tha James, raporton “BBC”.

James realizoi dyikëshin e tij historik 10 minuta e 39 sekonda pa mbaruar çereku i dytë. Lakersi ishte duke udhëhequr 37:32 në atë moment. Arbitri dha pushim, ndërsa pati ovacione për Jamesin.

Edhe Jamesi shënon tjetër arritje të madhe në ligën NBA Sport Jamesi shënon tjetër arritje të madhe në ligën NBA

James theu rekordin e pikëve të NBA-së në shkurt të vitit 2023, duke e kaluar rekordin e Karem Abdul-Jabbarit prej 38 mijë e 387 pikëve.

James ka thënë se nuk e di nëse ndonjë lojtar tjetër mund të arrijë ndonjëherë shifrën e 40 mijë pikëve.