Leicester City ka huazuar brazilianin që luan në krah, Tete, nga skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk, deri në qershor të këtij viti.
22-vjeçari ka qenë i huazuar te skuadra franceze, Lyon, që nga marsi i vitit 2022, pas suspendimit të kontratës së tij me Shakhtarin.
FIFA ka thënë se lojtarët në Ukrainë mund t’i suspendojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023, pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Leicesteri ka thënë se sulmuesi i krahut do të kthehet në Shakhtar më 1 korrik.
Tete, i cili ka luajtur 30 ndeshje për Lyonin, ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me 10 asistime.
Ai ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2023.