Sport

Barcelona e Xavit nuk ndalet, shënon tjetër fitore

Megjithëse me vështirësi e me fat në fundin e ndeshjes, Barcelona ia ka dalë ta fitojë një tjetër ndeshje në elitën e futbollit të Spanjës.

Barça ka vazhduar me sukses edhe në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligës spanjolle, duke e mposhtur Gironan në udhëtim me rezultatin 1:0.

Për trajnerin Xavi Hernandez dhe Barcelonën në përgjithësi, ishte fitorja e 12-të në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Barcelona në këtë ndeshje për shkak të lëndimit e humbi Ousmane Dembelen.

Dembele u zëvendësua nga Pedri në pjesën e parë, në minutën e 26-të.

Dhe ishte pikërisht mesfushori i talentuar Pedri, ai i cili e shënoi golin e pikëve të plota nga ky udhëtim.

Pedri shënoi në minutën e 61-të me asistim të Jordi Albas.

Barcelona prinë në tabelën e La Ligës me 47 pikë në 18-të ndeshje.

Girona mbetet me 21 pikë.