Skuadra e Barcelonës ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin spanjoll të futbollit.
Barça të dielën pasdite shënoi tjetër fitore në La Liga duke e mposhtur Gironan në shtëpi me rezultatin e thellë 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 29-të.
Ladislav Krejci realizoi autogol në minutën e 43-të për epërsinë e vendësve. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 53-të me golin që e shënoi Arnaut Danjuma.
Robert Lewandowski e shënoi golin e epërsisë për 2:1 tetë minuta më pas.
Sulmuesi polak, Lewandowski, e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 77-të.
Ferran Torres e shënoi golin përfundimtar në minutën e 86-të.
Barcelona vazhdon të jetë lidere me 66 pikë. Ka tri pikë më shumë se Real Madridi që e zë vendin e dytë. Në pozitën e tretë është Atletico Madridi me 57 pikë.
Girona është në mesin e tabelës me 34 pikë.