Xavi Hernandez e ka mbyllur me fitore periudhën si trajner te Barcelona.
Skuadra e Barcelonës të dielën mbrëma shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Sevillas, në xhiron e fundit të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRobert Lewandowski e shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Ai realizoi me asistimin e Joao Cancelos.
Marokeni Youssef En Nesyri e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 31-të.
Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori Fermin Lopez në minutën e 59-të. Për Xavin kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i gjigantit katalunas. Ai ditë më parë u shkarkua nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
Barcelona edicionin e përfundoi në vendin e dytë në tabelë me 85 pikë.
Sevilla është në pozitën e 14-të me 41 pikë.
Real Madridi ka fituar titullin shumë xhiro më parë.