Sport

Lautaro flet për të ardhmen

Pasi e fitoi titullin e botës me Argjentinën, sulmuesi Lautaro Martinez ka folur për të ardhmen e tij. Lautaro haptazi ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, pavarësisht ofertave që ka marrë nga ekipet e tjera të mëdha të Evropës.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur në Itali dhe dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën me Interin. Lautaro ka kontratë me Interin, ekip për të cilin ka shënuar tetë gola këtë sezon në të gjitha garat.

“Jam i lumtur tek Interi dhe nuk dua të largohem. Do të jem pjesë e klubit edhe për shumë vjet”, ka paralajmëruar 25-vjeçari.

Lautaro, i cili pati gjashtë paraqitje në Kupën e Botës “Katari 2022”, të premten do t’i bashkohet Interit në stërvitje.