Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro dëshiron të mbetet tek Interi

Lautaro Martinez dëshiron të qëndrojë tek Interi.

Sipas “Gazzetta dello Sport” sulmuesi argjentinas nuk po e mendon largimin nga kampioni në fuqi i Italisë.

Lojtari thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit dëshirën për të mbetur në skuadër.

Për shërbimet e Lautaros interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Atletico Madridi dhe Tottenhami, por sulmuesi preferon të mbetet në Itali.

24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Argjentinasi këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 16 gola.