Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro mbetet tek Interi

Sulmuesi Lautaro Martinez nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Interit. Sipas “Gazzetta dello Sport” të premten, Lautaro ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave tjera për t’i mbetur besnik Interit.

Thuhet se 24-vjeçari është shumë i lumtur tek ekipi italian dhe po dëshiron ta respektojë kontratën e tij që i skadon në verën e vitit 2026.

Lautaro është pjesë e Interit prej vitit 2018 dhe dy sezonet e fundit ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip. Ai gjatë edicionit 2021/22 realizoi 25 gola në të gjitha garat.