Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gordon nuk largohet nga Evertoni

Mesfushori Anthony Gordon do të mbetet edhe për një kohë të gjatë pjesë e skuadrës së Evertonit. “The Independent” ka njoftuar të premten se Gordon së shpejti do të firmosë kontratë të re me ekipin anglez duke iu dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa Gordon me kontratën e re do të mbetet në klub deri në vitin 2027. Kontrata aktuale i skadon Gordonit në vitin 2025.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

21-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të talentuar të Evertonit, ekip që refuzoi ofertat e skuadrave të tjera angleze para fillimit të këtij edicioni. Ai këtë sezon ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje kampionale.