Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni i ofron kontratë të re Gordonit

Evertoni do t’i ofrojë kontratë të re Anthony Gordonit, raportojnë mediumet në Angli.

Gordon ishte pranë kalimit te Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe klubi londinez madje paraqiti një ofertë me vlerë prej 50 milionë eurosh.

Por, ishte Evertoni që refuzoi ofertën e gjigantit anglez.

Talenti anglez me Evertonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Sulmuesi i krahut këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm