Skuadra e Chelseat është futur në garë për mesfushorin e Evertonit, Anthony Gordon. “Sky Sports” bën të ditur se londinezët kanë ofruar 50 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili këtë sezon ka treguar paraqitje të mira në Premier League.
Gordon ka shënuar tri gola në 16 ndeshje, ndërsa me Evertonin ka kontratë deri në vitin 2025.
Chelsea po synon ta blejë Gordonin për sezonin e ardhshëm, pasi do ta lejojë në huazim tek Evertoni deri në verë. Evertoni ka marrë oferta edhe prej skuadrave tjera të Anglisë, por Chelsea po konsiderohet favorit për shërbimet e tij. Ai po kërkohet me ngulm edhe nga Newcastle Unitedi e Tottenhami.