Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea rrit ofertën për Gordonin

Te Chelsea janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Anthony Gordon gjatë këtij afati kalimtar të verës. “Sky Sports” ka raportuar të martën se Chelsea ka rritur ofertën për ta bindur Evertonin në lirimin e Gordonit.

Pasi iu refuzua oferta e parë prej 50 milionë eurosh, Chelsea tani ka ofruar 65 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit. Gordon po shihet si përforcim i rëndësishëm te Chelsea dhe trajneri Thomas Tuchel po insiston në transferimin e tij para mbylljes së afatit kalimtar.

Këtë edicion Gordon ka tri paraqitje në Premier League, ndërsa me Evertonin ka kontratë deri në vitin 2025. Interesim për Gordonin ka shfaqur edhe Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm