Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Evertonit, Anthony Gordon, përcjell ESPN të hënën.
Bëhet e ditur se Chelsea ka bërë edhe ofertën e dytë për 21-vjeçarin, i cili pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel.
Për ta bindur Evertonin në lirimin e tij, Chelsea ka ofruar 50 milionë euro, pasi oferta e parë prej 40 milionë eurosh iu refuzua. Gordon po vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar në Premier League dhe ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025.
Ai është produkt i akademisë së Evertonit, kurse sezonin e shkuar ka luajtur te Prestoni, ekip i kategorisë së ulët. Këtë sezon, Gordon ka dy paraqitje në kampionatin anglez.
Artikuj të ngjashëm