Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia befason Slloveninë, e eliminon në çerekfinale

Përfaqësuesja e Polonisë ka shkaktuar befasi duke e eliminuar kampionen në fuqi, Slloveninë, në çerekfinale të Eurobasketit. Në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në Berlin, Polonia që drejtohet nga ish-basketbollisti i Trepçës, Igor Miliçiq, ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 90:87 për të avancuar në gjysmëfinale të këtij turneu.

Polonia ishte superiore ndaj Sllovenisë në dy çerekët e parë ku arriti të shkojë në pushim me një epërsi prej 19 pikëve (58:39). Periudha e tretë, i takoi tërësisht Sllovenisë që shënoi 24 pikë kurse eliminoi Poloninë në vetëm gjashtë sosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Polonia u rikthye në dhjetëminutëshin e fundit, të cilin e fitoi me shifrat 26:24, për të futur në mesin e katër përfaqësueseve më të mira të Eurobasketit.

Mateusz Ponitka ishte i jashtëzakonshëm te Polonia, duke e mbyllur ndeshjen me “triple-double” prej 26 pikëve, 16 kërcimeve e 10 asistimeve. Të polakët pikë dyshifrore realizuan edhe A.J. Slaughter (16), Michal Sokolowski (16) e Jaroslaw Zyskowski (14).

Te Sllovenia, më i dalluari ishte Vlatko Cançar me 21 pikë. Ndërsa Luka Donçiq ndeshjen e përfundoi me 14 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime. Në gjysmëfinale të Eurobasketit, Polonia do të përballet me Përfaqësuesen e Greqisë.