Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje dyshohet se është ndezur një zjarr në stadiumin e qytetit të Gjilanit me bari sintetik.
Nga zjarri është dëmtuar vetëm një pjesë e vogël e barit sintetik pranë njërës portës, siç ka njoftuar Policia.
Rasti është cilësuar si “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”. Shkaku se si ka ardhur deri te zjarri po hetohet nga Policia.
Në këtë stadium sot është planifikuar të luhet derbi mes Dritës dhe Gjilanit nga ora 15:00 pa tifozë. Ndalimi i hyrjes për tifozë është bërë për shkak të infrastrukturës jo të mirë të stadiumit.

Artikuj të ngjashëm