Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita njofton se ndeshja me Gjilanin do të zhvillohet

Skuadra e Dritës ka konfirmuar se ndeshja derbi ndaj Gjilanit, do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Nëpërmjet një njoftimi, Drita ka shkruar se pjesa e dëmtuar e fushës me bari sintetik, do të riparohet me ndihmën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Thuhet se tashmë FFK-ja ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar, në mënyrë që ndeshje të luhet sipas programit.

Dueli mes Dritës dhe Gjilanit, do të luhet prej orës 15:00 dhe është derbi i xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.