Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pjesa e parë e derbit në Prishtinë mbyllet baras

FC Prishtina - SC Gjilani

Pjesa e parë e derbit të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa gola.

Pati raste nga të dyja skuadrat por jo edhe gola.

Prishtina madje e qëlloi transversalen.

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Derbi në Prishtinë mbyllet baras

3 muaj më parë / 25 pri 2026 22:07
FC Prishtina

Dy gola u shënuan në ndeshjen derbi të xhiros së 30-të të elitës së futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Gjilanit. Pati edhe një karton të kuq për “bardhekaltrit”, ndërsa pati edhe goditje të shtyllave. Por, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të shtunën mbrëma nuk dha fitues. U mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1.

Sfida ishte shumë interesante. Në pjesën e parë skuadrat kishin raste për shënim por nuk shënuan. Gjashtë minuta pas pushimit, Senad Jaroviq shënoi për Gjilanin me asistim të kapitenit Armend Thaqi. Goli u anulua për shkak se gjatë ndërtimit të aksionit, gjyqtari Genc Nuza pa ndërhyrje të palejuar në situatën e rishikuar në VAR. Menjëherë në minutën e 60-të, Gjilani realizoi për 1:0 me sulmuesin Jaroviq nga penalltia. Edhe penalltia u dha me VAR, ndërsa Christopher Mamengi u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë. Dy minuta më vonë, Prishtina shënoi për golin e barazimit. Arjol Bllaca pranoi top në zonë dhe gjuajti fuqishëm për 1:1. Pati edhe raste tjera deri në fund por jo edhe gola. Prishtina e pesta ka 45 pikë, një më shumë se Gjilani.

Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja tjetër mes Prishtinës së Re dhe Drenicës. Drenica fitoi 3:2 me dy gola të Kreshnik Ukës dhe një të Jeton Krasniqit. Ibrahim Kargbo dhe Elom Nya-Vedji shënoi për vendësit. Kjo ndeshje u luajt në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Drenica e shtata i ka 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit është pa pikë.

Të dielën nga ora 15:00 luhen ndeshjet Drita – Llapi, Ballkani – Ferizaj dhe Dukagjini - Malisheva.

Për dy minuta dy gola në derbin Prishtina – Gjilani

3 muaj më parë / 25 pri 2026 21:27
FC Prishtina

Për dy minuta janë shënuar dy gola dhe një karton i kuq në derbin Prishtina – Gjilani.

Pasi pjesa e parë prodhoi pak, me të nisur pjesa e dytë, Gjilanit iu anulua një gol për shkak të një ndërhyrje të parregullt.

Në minutën e 60-të, pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti për Gjilanin, të cilën e konvertoi në gol sulmuesi Jaroviq. Christopher Mamengi i Prishtinës u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Por në aksionin e radhës, me një lojtar më pak barazoi Prishtina. Shënoi Arjol Bllaca.