Manuel Akanji i Dortmundit, karrierën do ta vazhdojë në Premier League.
Gazetari italian, Fabrizio Romani, ka shkruar se Akanji do të transferohet te Manchester City.
Klubi anglez është pajtuar të paguajë 17 milionë euro, plus bonuse për mbrojtësin 27-vjeçar.
Nigeriani që është reprezentues i Zvicrës, do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet si lojtar i Manchester Cityt.
Akanji largohet nga Dortmundi pas katër vjetësh. Ishte transferuar nga Baseli për 21.5 milionë euro.