Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mbrojtësin zviceran, Manuel Akanji, njofton “Tuttomercatoweb” të hënën.
Bëhet e ditur se Interi është në negociata me Borussia Dortmundin, që tashmë ka nxjerrë në shitje zviceranin pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Për ta lënë të lirë Akanjin, ekipi gjerman po kërkon 20 milionë euro.
Tek Interi po e shohin 27-vjeçarin si përforcim të duhur për mbrojtjen dhe po synon që këtë javë të arrijnë marrëveshje me Dortmundin.
aAkanji është pjesë e Dortmundit prej vitit 2018 dhe në Bundesligë ka regjistruar mbi 100 paraqitje. Para Dortmundit, ai karrierë ka bërë edhe te Baseli e Winterthuri, ndërsa ka 41 paraqitje me Zvicrën.