Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi dheJuventusi pas Akanjit

Manuel Akanji pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Borussia Dormtundi.

Mbrojtësi zviceran është në vitin e fundit të kontratës me ekipin gjerman dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë Interi dhe Juventusi për ta transferuar Akanjin.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se të dyja ekipet tashmë kanë kontaktuar ekipin e Dormtundit për të kuptuar çmimin e lojtarit.

27-vjeçari po monitorohet edhe nga Manchester Unitedi.